1. Fibropenobetoni është beton kompozit me strukturën qelizore, i përforcuar me fibren nga fijet sintetike.
2. Fibra në penobetonin siguron qëndrueshmërinë kundër ngjeshjes dhe përkuljes, të mjaftueshme për të ndërtuar në kushtet sizmike të Shqipërisë, shtëpi trekatëshe pa skelet betonarmeje.
3. Fibropenobetoni përdoret në ndërtimin shumëkatëshe me mbështetjen mbi skelet betonarmeje për muret e jashtme dhe ndarësat të brendshme.
4. Fibropenobetoni është material termoizolues shumë i mirë. Muri i tij prej 300 mm i gjerë mund të zëvendësojë një mur 600 mm të gjerë të ndërtuar me tullat. Kjo zvogëlon çmimin e ndërtimit të konstruksioneve, të themelit dhe e zmadhon sipërfaqen që shitet.
5. Fibropenobetoni ka sfera të mbyllura të flluskave ajrore. Ndryshe nga gazobetoni nuk mbytet në ujë dhe e thith ujin vetëm nga ana e prerjes (jo më shumë se 7-8%). Falë kësaj e ruan cilësinë e tij termoizoluese edhe në kushtet e lagështisë së lartë. Kjo është shumë e rëndësishme në klimën detare.
6. Fibropenobetoni ruan në shtëpi ngrohtësinë në dimër dhe freskinë në verë. Kjo i zvogëlon shpenzimet për shfrytëzimin e ndërtesës.
7. Fibropenobetoni është 4 herë më i lehtë sesa betoni i zakonshëm. Zvogëlimi i peshës së ndërtesës i lehtëson themelet dhe e zvogëlon çmimin e ndërtimit.
8. Fibropenobetoni është material izolues akustik perfekt. E zvogëlon trashësinë e mureve të jashtme dhe të brendshme, duke zmadhuar sipëfaqen që shitet.
9. Fibropenobetoni 100 mm i gjerë mbron nga zjarri për 3 orë, duke mos u shpërndarë dhe duke mos eksploduar, si bëhet me betonin e rëndë të zakonshëm. Megjithatë skeleti metalik brenda fibropenobetonit mbetet i mbrojtur nga ngrohja dhe humbja e qëndrueshmërisë për kohë të gjatë.
10. Fibropenobetoni siguron përshkueshmërinë e avullit të mureve të jashtme (jo më keq sesa të ishin prej druri) dhe e krijon mikroklimën e mirë në shtëpi.
11. Fibropenobetoni, ndryshe nga gazobetoni, nuk përmban përbërëse të pluhurit të aluminit, nuk avullon toksina në kohë të lagështisë së lartë dhe është material absolutisht i pastër ekologjikisht.
12. Fibropenobetoni, falë peshës së vogël, mundëson të përdoren blloqet me masa të mëdha, e cila shpejtëson procesin e murimit (në krahasim me tullat) dhe e zvogëlon çmimin e ndërtimit.
13. Fibropenobetoni në blloqet të prera ka saktësi të madhe të masave gjeometrike. Kjo lejon të zvogëlohet trashësia e fugave midis blloqeve, trashësinë e suvasë dhe ta zvogëlojë çmimin e ndërtimit.
14. Fibropenobetoni mund të prodhohet në blloqet të zbukuruara në një mënyrë dekorative. Kjo lejon të mos dekorohet muri i jashtëm nga jashtë dhe e zvogëlon çmimin e ndërtimit.
15. Fibrobetoni qelizor mund të përdoret në pistën e ndërtimit për mbushje (për të siguruar termoizolim dhe izolim akustik) të dyshemeve, të pareteve midis kateve, të çative, të dërrasimeve, edhe për të ndërtuar harqe dhe elemente dekoruese duke pëdorur dërrasime. Kjo i jep shtëpisë individualitet arkitektonik dhe bukuri. Mbushja bëhet nëpërmjet paisjes së lëvizshme të fabrikës Alart sipas kërkesës të klientit.
16. Fibropenobetoni shpohet dhe sharrohet lehtë. Kanalet për kommunikacionet në këtë material bëhen shumë të lehtë, dhe kjo e zvogëlon çmimin e ndërtimit.
17. Fibropenobetoni ka karakteristika të qëndrueshme. Kjo sigurohet nga sistemet e dozimit automatik të komponentëve dhe kontrollit instrumental, që ushtrohet gjithmonë.
18. Fibropenobetoni nuk vjetrohet dhe karakteristikat e tij nuk ndryshojne me kalimin e kohës.
FIBROPENOBETONI QE JU DUHET
MAKINERITË E DOZIMIT PËR KOMPONENTËT E NDRYSHËM TË FIBROPENOBETONIT GARANTOJNË STABILITETIN E KARAKTERISTIKAVE TË BLLOQEVE.
INFORMACIONE TË TJERA
FIBROPENOBETON

Mos e shmangni, lexojeni!